Investojmë në teknologjinë më të avancuar në botë, për trajtime më të sakta, më të shpejta dhe më komode.
Merr masat e dhëmbëve në mënyrë dixhitale, pa pastë në gojë. Modeli 3D i dhëmbëve tuaj shfaqet menjëherë në ekran.
Lazer me dritë blu për trajtime të mishrave dhe indeve të buta, me precizion të lartë.
Regjistron pozicionin e saktë të implanteve, për punime mbi implante që përshtaten në mënyrë perfekte.
Instrument me impulse magnetike për nxjerrje delikate të dhëmbëve dhe përgatitjen e vendit të implantit.
Kolltuk dhe njësi trajtimi e nivelit të lartë, me dizajn ergonomik, ndriçim LED dhe sisteme të avancuara higjiene.
Imazh i plotë i dhëmbëve dhe nofullave në pak sekonda, direkt në klinikë dhe me dozë të ulët rrezatimi.
Printon modele, udhëzues kirurgjikalë, nightguard dhe proteza të përkohshme direkt në klinikë.
Pjek dhe sinterizon zirkonin dhe qeramikën për kurora dhe faseta me ngjyrë dhe shkëlqim natyral. Prodhim gjerman.
Frezon kurora, ura dhe faseta nga blloqe zirkoni dhe qeramike, me precizion të lartë. Teknologji gjermane.
Nga pak gjak i vetë pacientit përgatit PRF, një koncentrat natyral faktorësh rritjeje.
Dezinfekton në pak sekonda zonën e trajtimit: karies, kanale dhe plagë pas nxjerrjes së dhëmbit.
Instrument me vibrim për prerje të saktë të kockës, ngritje sinusi dhe vendosje implantesh.
Na kontaktoni për një konsultë dhe ju tregojmë si mund t’ju ndihmojë teknologjia jonë.
Klinikë dentare në Durrës që nga viti 2008, me standarde italiane dhe specializim në Universitetin “La Sapienza” të Romës.
E hënë – E premte:
10:00 – 14:00
16:00 – 20:00
E shtunë: 10:00 – 14:00
E diel: Pushim
© 2026 Roma Dental Clinic. Të gjitha të drejtat e rezervuara. · Politika e privatësisë
Kjo faqe përdor cookies për t'ju ofruar eksperiencën më të mirë të shfletimit. Lexo më shumë