Klinikë dentare në Durrës që nga viti 2008, me specializim në Universitetin “La Sapienza” të Romës. Ortodonci, implantologji, estetikë dentare dhe kujdes për gjithë familjen.
Që nga viti 2008, Roma Dental Clinic në Durrës ofron kujdes dentar me standarde italiane. Dr. Alket Beja është formuar në Romë, në Universitetin “La Sapienza”, ku ka përfunduar Masterin e nivelit II në Implanto-protezë.
Skaner intraoral, printim 3D dhe dizajn dixhital i buzëqeshjes. Çdo pacient merr një plan trajtimi të personalizuar, të shpjeguar qartë që në vizitën e parë.
Klinika jonë hap dyert në Durrës, në Rrugën Dalip Peza.
Universiteti Tor Vergata, Romë.
Universiteti “La Sapienza”, Romë.
Sweden & Martina, Tiranë.
Kurse për skaner intraoral, printim 3D dhe lazer dentar.
Mbi 18 vjet përvojë dhe teknologjia më e avancuar në klinikë.
Doktori më i mirë, dhëmbët e mia shkëlqejnë, profesionalizëm në maksimum.
Klinika më e mirë dhe e specializuar në Shqipëri, ku merr shërbim në kohë reale dhe cilësor. Alket dhe Bona the Best!
Patëm një eksperiencë shumë të mirë në Roma Dental Clinic. Shërbimi ishte profesional dhe mikpritja e shkëlqyer. Dr. Alketi tregoi profesionalizëm, përkushtim dhe shumë kujdes gjatë gjithë trajtimit.
Aparatura të nivelit botëror, për diagnozë më të saktë dhe trajtime më të shpejta e më komode.




































Ndërhyrja bëhet me anestezi lokale, ndaj gjatë procedurës nuk ndjeni dhimbje. Në ditët në vijim mund të ketë një shqetësim të lehtë, që kalon me qetësues të zakonshëm.
Zakonisht nga 12 deri në 18 muaj, në varësi të rastit. Pas vizitës së parë ju japim një plan të saktë me kohëzgjatjen e parashikuar.
Rekomandojmë një kontroll dhe pastrim profesional çdo 6 muaj, për të parandaluar kariesin dhe problemet e mishrave.
Janë shtresa të holla qeramike që vendosen në pjesën e përparme të dhëmbëve për të përmirësuar formën dhe ngjyrën, me pamje shumë natyrale.
Zbardhimi profesional në klinikë është i sigurt për smaltin kur bëhet nën kontrollin e mjekut. Para trajtimit bëjmë një kontroll për të parë nëse jeni kandidat i përshtatshëm.
Është një kamerë e vogël që merr masat e dhëmbëve në mënyrë dixhitale, pa material masash në gojë. Është më i shpejtë, më komod dhe më i saktë.
Në shumicën e rasteve, po. Implanti zëvendëson edhe rrënjën e dhëmbit, nuk prek dhëmbët fqinjë dhe ndihmon në ruajtjen e kockës së nofullës, me pamje dhe funksion shumë të ngjashëm me dhëmbin natyral. Zgjidhja më e përshtatshme varet nga gjendja e kockës dhe shëndeti juaj i përgjithshëm, prandaj e vlerësojmë gjatë vizitës së parë.
Po, kujdesemi për pacientë të të gjitha moshave, përfshirë kontrollet dhe ortodoncinë për fëmijë.
Na telefononi në +355 69 357 3900, na shkruani në info@dentaladore.com ose na kontaktoni në Facebook dhe Instagram.
Klinikë dentare në Durrës që nga viti 2008, me standarde italiane dhe specializim në Universitetin “La Sapienza” të Romës.
E hënë – E premte:
10:00 – 14:00
16:00 – 20:00
E shtunë: 10:00 – 14:00
E diel: Pushim
© 2026 Roma Dental Clinic. Të gjitha të drejtat e rezervuara. · Politika e privatësisë
Kjo faqe përdor cookies për t'ju ofruar eksperiencën më të mirë të shfletimit. Lexo më shumë