Shumë probleme të dhëmbëve nuk dhembin në fillim. Kariesi i vogël, gurëzat ose inflamacioni i mishrave mund të zbulohen herët vetëm gjatë një kontrolli.
Në vizitën periodike bëjmë kontrollin e dhëmbëve dhe mishrave, pastrimin profesional dhe, kur duhet, një radiografi. Kështu trajtimet janë më të thjeshta, më të shpejta dhe më pak të kushtueshme.
Kontrolli çdo 6 muaj është investimi më i mirë për një buzëqeshje të shëndetshme për gjithë jetën.
