Në 48 orët e para dhëmbët thithin më lehtë ngjyrat. Shmangni kafen, çajin, verën e kuqe, Coca-Colën, salcat me domate dhe duhanin. Preferoni “dietën e bardhë”: oriz, pulë, peshk, qumësht, kos.
Pas kësaj periudhe, kafen pijeni me kallamuc dhe shpëlani gojën me ujë.
Ndjeshmëria e lehtë është normale dhe kalon brenda pak ditësh. Përdorni pastë për dhëmbë të ndjeshëm. Për ta mbajtur rezultatin më gjatë, bëni pastrim profesional çdo 6 muaj.
